Është zbuluar identiteti i autorit të atentatit mafioz të ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Nga atentati humbën jetën 2 persona dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Rakip Gilla është arrestuar në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.
Gilla qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të një tavoline, në një lokal në qendër të Shkodrës, ku ndodheshin Armando Pali dhe Erogen Vaso alias Brajoviç.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Erogen Vaso, i cili ka mbetur i plagosur.
Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMË”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit është dorëzuar.