Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur pasditen e së mërkurës në Balldre të Lezhës, ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Nikolin Marku (Lekstakaj). Marku ishte në një market dhe sapo ka dalë, është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.
Mësohet se brenda në market ndodhej vetëm gruaja e cila punonte aty.
Fisi Lekstakaj është në hasmëri me fisin Nikulaj. Disa muaj më parë, në Shëngjin u ekezekutua biznesmeni Ardian Nikulaj./abcnews.al