Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë atentatin e ndodhur në rreth rrotullimin e Rinasit me dy viktima, Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe miku i tij, efektivi i AMP-së Muçi Shaljani (Sheqeri).
Rama gjatë fjalës së tij në takimin me banorët e njësisë 2 tha se ngjarja do të ishte zbardhur në kohë reale, nëse do ishte “në këmbë” sistemi i monitorimit me kamera inteligjente.
Rama: Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike. Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla.
Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit. Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin.
/vizionplus.tv


