
Drejtori i policisë së Shkodrës Ervin Hodaj në një konferencë për mediat ka njoftuar se është zbardhur vrasja e Zef Gurit dhe plagosja e Gjin Gurit, ngjarje e ndodhur 2 ditë më parë në Dukagjin.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të shfrytëzimit të pyjeve dhe se tashmë kanë identifikuar autorin, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Drejtori policisë tha se mbrëmjen e djeshme, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë në Vaun e Dejës, është bërë e mundur parandalimi i një ngjarje të rëndë , ky dy persona ishin konfliktuar, e një prej tyre qëlloi me armë zjarri drejt automjetit të personit tjetër.
