Atentati ndaj dy personave në Berat si skenë filmi, zbardhen detajet

0
2

Zbardhen detaje nga atentati ndaj dy personave në Berat, ku për fat të mirë nuk pati të lënduar.

Bëhet me dije se kanë qenë dy persona me makinë pa targa të cilët kanë qëlluar dy persona që udhëtonin me një makinë tjetër.

Në vendngjarje janë gjetur 4-5 gëzhoja pistolete.

Sakaq, personat që kanë qenë shënjestër janë shoqëruar dhe po merren në pyetje por ende nuk behët i ditur identitet i tyre.

Njoftimi i policisë: 

Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

Top Channel