Ekzekutimi në mënyrë mafioze i Emiljano Ramazanit një javë më parë në Elbasan, dyshohet se ka lidhje me dy vrasje të mëparshme po në këtë qytet, njëra e ndodhur në vitin 2018 dhe tjetra në 2019-ën.
Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit sqaruan , se mbrëmjen e së dielës janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje mbi 10 persona, të cilët edhe më herët kanë qenë të dyshuar për ekzekutimet e ndodhura dy vite më parë.
Por, pavarësisht shoqërimeve të shumta që kryen forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato të RENEA-s, asnjëri prej tyre nuk u ndalua. Të dyshuarit si të përfshirë në këtë atentat hodhën poshtë dyshimet e policisë duke deklaruar se nuk kanë dijeni për vrasjen e babait të 4 fëmijëve.
Dyshimet janë se 39 vjeçari Ramazani, i njohur ndryshe me nofkën “Ili”, të jetë vrarë për hakmarrje pas konflikteve mes grupeve kriminale për shpërndarjen e kokainës në qarkun e Elbasanit. Sipas hetimeve të kryera gjatë kësaj jave, ka rezultuar se Emiljano Ramazani mund të ketë pasur dijeni për lëvizjet e autorëve së dy vrasjeve të ndodhura në 2018-ën dhe 2019-ën.. Në pamje duket qartë që atentatori është i veshur me të zeza dhe në kokë mban kapuç të zi. Pasi kreu atentatin, ai u largua me makinë drejt rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Më pas makina ka marrë rrugën për në Peqin dhe në fshatin Vidhas i është vënë flaka. Brenda saj policia gjeti dy kallashnikovë por jo arma e krimin, pistoleta që autori përdori në vrasje.
Abc