RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e së premtes në zonën e Tapizës dhe Niklës, në kuadër të veprimeve për atentatin në Larushk të Krujës, ku humbi jetën Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjas, i cili ishte objektivi i atentatit.
Mësohet se në Tapizë dhe Nikël kanë qenë dy furgonë të RENEA-s dhe FNSH-së dhe sipas informacioneve paraprake, janë shoqëruar disa persona.
Valter Bami u arrestua mbrëmjen e djeshme, pasi akuzohet për atentatin në Larushk të Krujës. Teksa dha dëshminë e parë, Bami mohoi të kishte lidhje me ngjarjen, duke thënë se në ato momente ai po qëndronte në shtëpinë e tij.