Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 11 vite burg, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar, konvertohet në 7 vite e 4 muaj burg, për Ramazan Rrajën.SPAK ka kërkuar gjithashtu dënimin edhe të personave të tjerë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoj:
Genti Nderjaku dënim me 9 vite burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 6 vite burg
Bashkim Haxhia, 8 vite burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite e 4 muaj burg
Endrit Sinani, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite burg
Julian Pjetri, 7 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar konvertohet në 5 vite burg
(BalkanWeb)