Atentati ndaj Klajdi Prendit/ Policia dyshime për tre autorë, viktima me precedentë penalë, në zgjedhjet e fundit qëlloi…

0
40

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin ndodhur në mesnatën e djeshme ku mbeti i vdekur 30-vjeçari Klajdi Prendi.

Gazetari Igli Çelmeta raporton se viktima është qëlluar me pesë plumba ndërkohë që hipte në makinë e tij dhe se autorët dyshohet se e kanë ndjekur atë prej ditësh.

Policia sipas burimeve të gazetarit Çelmeta, policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit.

 

 

 

Mësohet se viktima ka pasur precedentë të mëparshëm kriminalë, pasi në zgjedhjet e fundit është shpallur në kërkim, pasi qëlloi në ajër me armë zjarri në Pukë.