Atentati në Autostradë/ Ky është Iljaz Çali, vikima që ekzekutua në Land Rover

0
137

Ky është 37 vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e 3 prillit 2022 në autostradën Tiranë – Durrës

Ai po lëvizte me një Land Rover të marrë me qira kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar drejt tij me breshëri kallashnikovi nga një makinë tjetër në lëvizje për një distancë prej 50 metrash. Policia ka ngritur pika kontrolli në Lezhë, Shkodër e Tiranë por deri tani nuk ka ndonjë të ndaluar.

Gjithashtu policia gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme ka shoqëruar dhjetëra persona, por pa pasur prova konkrete për identifikimin e autoreve.

Deri në këtë fazë të hetimit, çështja vijon të mbetet e mjegullt ndërsa pa autor ka mbetur edhe ngjarja e ndodhur 8 vite më parë kur u ekzekutua shoku i ngushtë viktimës se sotme, Gjin Nika ish sot në vendin e ngjarjes për të gjetur ndonjë provë që mund të ndihmojë në zbardhjen e atentatit të ndodhur përballë DHL-së.

oranews