Vijojnë hetimet për vrasjen e biznesmenit Iljaz Çali mbrëmjen e 3 prillit 2022 në autostradën Tiranë – Durrës
Një nga pistat e hetimit është dhe konfliktet e lindura nga tregtia e Kromit në Bulqizë.
Viktima ka qene shok i ngushtë i Gjin Nikës, i ekzekutuar në 5 prill 2014 në Fushë-Krujë, si pasoje e luftës së përgjakshme të Kromit.
Iljaz Çali ishte besimtar madje për shkak të besimit që përfaqësonte në shtëpine e tij në zonën e Rinasit kishte ndërtuar dhe një Xhami të vogël.Vrasja e Iljaz Çalit sipas policisë së Tiranës lidhet vetëm me vijueshmërinë e atentateve të njëpasnjëshme në luftën për kapjen e galerive të kromit në zonën e Bulqizës, informon gazetari i Ora Neës, Elton Qyno.
Biznesmeni Çali prej janarit 2011 disponon 50 % të aksioneve në kompani Çali-Metal.
Kompania ushtron aktivitet nga një zyrë në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, dhe 50 për qind te aksioneve i zotëron i vëllai Zeqir Çali.
Policia gjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme ka shoqëruar dhjetëra persona, por pa pasur prova konkrete për identifikimin e autoreve.
Deri në këtë fazë të hetimit, çështja vijon të mbetet e mjegullt ndërsa pa autor ka mbetur edhe ngjarja e ndodhur 8 vite më parë kur u ekzekutua shoku i viktimës se sotme, Gjin Nika.