Grupi hetimor ka zbardhur të dhëna ndihmëse për sqarimin e plotë të ekzekutimit mesditën e kësaj të hëne të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani në Elbasan.
Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë që kanë fiksuar momentin e atentatit, mësohet se në mjetin tip “volkwagen” e përdorur nga autorët kanë qenë 2 persona.
Njëri prej tyre rreth 25-30 vjeç ka qenë i maskuar.
Ka qenë pikërisht ky person i cili ka qëlluar mbi Ramazanin teksa shihet se zbret nga makina dhe në rreth 2-3 minuta kryen ekzekutimin e 39-vjeçarit.
Më pas ai shihet që të largohet rreth 15 metra nga vendi i atentatit teksa e priste makina.
Më pas mjeti largohet me shpejtësi drejt aksit Elbasan – Papër ku dhe u gjet mjeti i djegur i atentatorëve.
Mjeti me targa të mbivendosura, të raportuara si të vjedhura 10 ditë më parë.
Sakaq për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë angazhuar forcat RENEA dhe ato të FNSH, po ashtu në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i policisë kriminale në Policinë e Shtetit Tonin Vocaj.
Elbasaniflash. al
Burime :abcnews