Detaje të reja zbardhen nga atentati në Elbasan, viktima është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në ecje, që kishte minimumi dy persona brenda.
Viktimë ka mbetur 34-vjeçari Emiljano Ramazani.Sipas njoftimit zyrtar, Policia bën me dije se pasi kanë ekzekutuar 39-vjeçarin, që njihej ndryshe si “Rramami”
Ai ishte i martuar dhe baba i dy femijeve (vajza)
Elbasan/Informacion paraprak
Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh. Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Elbasaniflash.al