
Tre ditë nga atentati mafioz ndaj Ylli Brahimit, policia dhe prokuroria e Laçit ende nuk janë në gjëndje të identifikojnë autorët e këtij krimi të rëndë, që fatmirësisht nuk pati viktima.
Rreth 15 persona janë marrë në pyetje, duke treguar çfarë ndodhi në Milot dhe kontaktin vizual, që ata kishin pasur me dy personat e hipur në motor, por pa mundur që ti identifikojnë.
“Ora News”, zbulon foton e personit që i shpëtoi atentatit, Ylli Brahimi, individ me precedent të mëparshëm penal.
Mwsohet se Brahimi, është marrë në pyetje nga policia e Laçit, ku ka treguar me detaje të gjithë intenerarin e tij, ditën e ngjarjes.Brahimi ka treguar se nuk ka konflikte me askënd dhe nuk kishte dijeni se kush mund të ketë organizuar sulmin me armë kundër tij.
Ylli Brahimi, ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët janë marrë në pyetje nga policia.
Ata kanë treguar, se janë gjendur të pa pregatitur në këtë ngjarje, dhe se nuk kanë vënë re në asnjë moment para sulmit, motorin me dy agresorët.
Të dy shokët e Brahimit, kanë mundur të shpëtojnë mrekullisht, edhe pse ishin shumë afër dhe drejt rrezes së plumbave të qëlluar nga njëri prej personave që ndodhej në motor. Policia e Laccit, thotë se drejt Brahimit, është qëlluar mbi 15 herë.
Dhjetëra kontrolle në disa magazina dhe servise janë kryer nga ana e policisë, por në asjërën prej tyre, nuk është gjendur motori tip “Suzuki”, që dy qitësit përdorën për tju afruar, Ylli Brahimit me qëllim për ta ekzekutuar.
Burime policore, thanë se në këtë atentat kanë marrë pjesë 4 persona, ku dy vetë kanë qënë të pozicionuar mbi motor dhe që ishin ata që duhet të kryenin goditjen finale, ndërsa dy të tjerë kanë shërbyer si informatorë.
