Atentati në Rinas/ Policia në ‘sitë’ kamerat, ja lëvizjet e autorëve para vrasjes së Gilmando Danit dhe plagosjes së agjentit të AMP-së

0
2

Policia ka nisur hetimet intensive për zbardhjen e atentatit të ndodhur pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë agjenti i AMPT-së, Muçi Shaljani Sheqeri. Ngjarja tronditëse ka vënë në alarm forcat hetimore, të cilat po analizojnë çdo detaj për të identifikuar autorët dhe bashkëpunëtorët e mundshëm.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë sekuestruar dhe po kontrollohen pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve dhe të vetë aeroportit, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë pasur rol informues për autorët.

Sipas hetimeve paraprake, autorët e atentatit ndodheshin brenda një automjeti tip “Toyota”, i cili ishte i ndaluar në rrethrrotullimin pranë aeroportit dhe priste momentin kur viktima dhe shoku i tij do të dilnin nga terminali.

Policia po verifikon të gjitha mjetet dhe personat që janë parë disa herë pranë portës dalëse të aeroportit, si dhe ata që kanë qëndruar për periudha të gjata në zonë dhe janë larguar menjëherë sapo Dani dhe Shaljani dolën nga aeroporti.