Atentati në Shkodër, në livadh u gjet makina në flakë, dyshohet e autorëve të vrasjes së Naim Bajrit

0
114

Ora News sjell pamjet e vendit ku u gjet makina e djegur që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes së Naim Bajrit, mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Nga atentati në markatën e Rusit në lagjen “Partizani” mbeti I plagosur shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

Makina është gjetur në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër.

Në momentin kur kanë shkuar zjarrfikësit makina ka qenë ende në flakë, ndërkohë në vendin e krimit ekspertët e grupit hetimor po mbledhin prova material

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Deklarata e plotë e Policisë së Shtetit:

Rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi Naim Bajri 68 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër dhe ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër.

 

Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës, grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Atentati në Shkodër, në livadh u gjet makina në flakë,