Mësohet se shkaku i shpërthimit në makinën që ishte duke lëvizur në aksin Elbasan-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit ka qenë një sasi lëndë plasëse që ishte vendosur në automjet. Policia bën me dije se shoferi ka marrë dëmtime të shumta dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht raportohet se ai ka këputur gjymtyrët e poshtëm për shkak të shpërthimit.
Nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të makinës tip “Mercedes Benz” që u hodh në erë në hyrje të Tiranës.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë
Atentat në Tiranë, reagon policia
Më datë 11.06.2022, në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. S., 27 vjeç, ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë eksplozive.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. /abcnews.al