Armand Spahiu, 35-vjecari i plagosur në ngjarjen e të mërkurës në mbrëmje tregon ato pak momente të tmerrit.
Armandi tregon se fillimisht ka menduar se janë fishekzjarrë dhe është shtrirë përtokë, teksa kur kanë mbaruar krismat është ngritur, ka marrë një ujë në një tabakino dhe aty ka parë se është plagosur.
Armand Spahiu thotë se dy efektivë të policisë pas ngjarjes e kanë çuar në spital. Armand Spahiu ndërkohë tregon se çdo ditë punon si shitës tek fruta-perimet tek një njeriu i tij, vendi edhe ku u plagos.
“Dëgjova fishekzjarrë, kur e pashë që ishin krisma dhe nuk kishin mbaruar, u shtriva në shesh. Sa mbaruan krismat, mora një bidon ujë dhe u qetësova. Në ato momente shikoj që isha plagosur. Marr një efektiv policie dhe i them shiko se jam plagosur më merr në moment dhe më shoqëron direkt në spital. Frikë ishte, tani ishte shkruar nga Zoti lart. Jam me fat. Nuk pashë asgjë, m’u errësuan sytë. Mora ndihmën mjekësore, qëndrova gati 12 orë dhe erdha në shtëpi dhe në shtëpi erdha vetë jo se më nxorën ato të spitalit. Më thanë se do rrija dy apo tre ditë, por u thashë me jepni ato ilaçet më mirë i bëj në shtëpi se këtu. Do bëhem mirë dhe do kthehem në punë. Punoj në një dyqan fruta perimesh, jam shumë mirë, nuk kam ankesa. Vetëm unë punoj në familje”, tha ai.
Në atentatin mafioz të ndodhur të mërkurën në mbrëmje 50 plumba kallashnikovi u shkrepën në drejtim të 30-vjeçarit Kevin Hajrullla, i cili është në gjendje ende të rënduar në spitalin e Traumës.
Një prej plumbave ka kapur në këmbë 35-vjecarin Armand Spahiu/abcnews.al