Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Athinë.
Në zonën e Artemidës në kryeqytetin helen ka patur të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë kanë mbetur të vrarë 6 persona. Sipas informacioneve nga mediat greke bëhet fjalë për larje hesapesh. 5 persona kanë qenë brenda një makine kur u gjetën të vdekur, ndërsa i gjashti ka qenë jashtë makinës.
Automjeti besohet se ka qenë me targa gjermane dhe shtetasit e vrarë janë të huaj dhe jo grek. CNN grek thotë se viktimat janë të gjithë shqiptarë.