Audi e goditi nga pas, humb jetën tragjikisht 55-vjeçarja në Itali

0
152

Një aksident tragjik me vdekjen e një 55-vjeçareje shqiptare ka ndodhur më 20 shkurt në Sernaglia Battaglia, në Treviso, Itali.

Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën, një makinë tip Mercedez dhe një tjetër tip Audi dhe përfunduan poshtë rrugës.

Edlira Aliçka drejtonte Mercedezin në momentin e përplasjes.

Makina e saj u godit nga pas nga Audi dhe përfundoi poshtë rrugës.

55-vjeçarja, e cila kishte ngecur brenda në kabinën e pasagjerëve, nuk mundi të shpëtonte.

Dy personat e moshuar që ndodheshin në Audi janë plagosur lehtë.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Audi e goditi nga pas, humb jetën tragjikisht 55-vjeçarja në