Përfaqësuesi i grupit të Rithemelimit në Elbasan Aurel Bylykbashi në konferencë për media i është përgjigjur deklaratë së kryetarit aktual të PD Eugen Isaji. Gjatë fjalës së tij tij Bylykbashi njoftoi edhe për zhvillimin e zgjedhjeve në Elbasan ku citoi se ato do të mbahen të shtunën. Ai u ndal edhe në përgjigj le të deklaratës së disa ditëve më parë të Eugen Isajit duke thënë : ” Erërat e forta nga Tirana ketu në Elbasan ne duhet ti zbusim. Elbasani nuk ka kend lufte. Zgjedhjet në Elbasan do të jenë njesoj si herët e tjera vetëm se këtë vit disa nga ju nuk keni dashur të merrni pjesë në proces . Ne disa grupseksione nuk janë zhvilluar zgjedhjet. Nqse do të ishim në luftë ju keni lënë pushket varur pa marr parasysh pasojat. Behuni pjese të procesit. ” Bylykbashi iu drejtua demokratëve të Elbasanit me shprehjen:” Në jemi ndarë për shkak të dy filozofive. Sali Berisha sot është midis të gjallëve, doktrina do jetë edhe pas tij. Kjo është doktrinë fituese. 6 marsi tregoi se kush është shumicë e kush pakicë. Ti fryjme zërave të bashkimit. Fëmijët nuk do na e falin përcarjen. Të gjithë së bashku kemi në dorë fatet e opozitës” e mbylli fjalën e tij Aurel Bylykbashi.
ElbasaniFlash