Dega e PD në Elbasan ka shprehur pëlqimin për përfaqsimin e 2017 në Parlament, duke shtuar në listë si propozime emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa ish-deputeti Aurel Bylykbashi shihet si kandidat i mundshëm në garën për pushtetin vendor.
Dega më e madhe e demokratëve, Tirana ka propozuar edhe numrin më të lartë të kandidatëve për deputetë. Emrat e ish-deputetëve janë konfirmuar të gjithë ndërsa bien në sy emrat e propozuar të studiuesit Aurel Plasari dhe shkrimtares Flutura Açka Ndërsa propozime ka pasur edhe për kapitenin e klubit të Tiranës, Gentian Muça. Demokratët e Laprakës nuk e kanë mirëpritur ndryshimin e kursit nga Rudina Hajdari dhe dega në të cilën ajo u votua për të qenë në parlament nuk e ka nominuar për të qenë pjesë e listës së ardhshme të kandidatëve.Ish-deputetët demokratë janë konfirmuar edhe në Durrës, ndërkohë që propozime ka pasur edhe për ekspertin e ekonomisë, Dorian Telitin, inxhinierin Gazment Oketa, publiçistin Agim Baçi aktivistin Aulon Kalaja dhe futbollistin, Andi Lila.
Lista për Elbasanin
Endri Hasa
Luciano Boçi
Fitim Zekthi
Zheni Gjergji
Sonila Daiu
Aurel Bylykbashi (Kandidat për kryetar bashkie)
Edmond Biçoku
Nada Krypa
Mimoza Hasekiu
Mirela Karabina
Elbasaniflash
Burimi: Dita