Një aksident i rëndë është shënuar pak çaste më parë në aksin rrugor Lezhë-Laç. Në aksident është përfshirë një autoambulacë, e cila ka dalë nga rruga në fshatin Markatomaj dhe për pasojë katër persona janë plagosur, mes të cilëve dhe personel mjekësor.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanve.