Aksidentohet ambulanca e Spitalit të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.21 të mëngjesit në kryqëzimin e lagjes nr 2.
Ambulanca po shkonte të merrte një pacient, kur është përplasur me një automjet tip BMW X5 me targa angleze, i cili ka përfunduar brenda lokalit të shtetasit E.K.
Si pasojë është plagosur infermierja që ndodhej në autoambulancë, A.R, 57-vjeç.
Mësohet se gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë dhe është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
“Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54 vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetësore,” njofton policia.
Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ora news