Autobusi bie nga shkëmbi në Pakistan, rreth 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur

0
89

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit verior , thanë autoritetet.

Një autobus me 45 persona u përplas kokë më kokë me një fuoristradë dhe më pas u zhyt në një shkëmb në rrethin Kohistan.

Një zëdhënës i policisë ia atribuoi aksidentin shpejtësisë së tepërt nga shoferi i autobusit, sipas rrjetit të Pakistanit Dunya News.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje brenda pak ditësh në të njëjtën provincë , e cila ndodhet pranë kufirit me Afganistanin. Të premten, 18 persona humbën jetën si pasojë e një përplasjeje kokë më kokë mes një autobusi dhe një kamioni.