Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e autostradës Levan – Tepelenë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Buzmadh duke lënë të lënduar të gjithë pjesëtarët e një familjeje që udhëtonin në të.
Informacionet paraprake bëjnë të ditur se një automjet tip “ Benz” ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka shkaktuar lëndime të pasagjerëve, konkretisht të pasagjeres dhe tre vajzave të saj, përfshirë dhe drejtuesin e mjetit, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendgjarje policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes por edhe për të sistemuar qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë mësohet se 5 pjesëtarët e familjes ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Buzëmadh, shtetasi V. M., banues në Cakran, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja R. M., 40 vjeç dhe tre vajzat të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.