Automjeti përplaset me motorin në Vlorë, një i lënduar

0
105

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Albano Romina”, Vlorë, një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e automjetit shtetasja K. B, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.