Projekti i ndërtimit të automotoparkut në Elbasan është një hap historik për aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motosportit në Shqipëri.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, njëkohësisht deputet i Elbasanit u ndal sot te ky projekt i rëndësishëm.
Cirkuiti i parë shqiptar do të ketë një pistë rreth 5 km dhe një sipërfaqe prej mbi 500 mijë m2 në qytetin e Elbasanit, sipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK. Do të përmbajë qendër eventesh, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë jashtë rruge, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta.
Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e qeverisë shqiptare.