Autorët e masakrës në arrati! Postbollqe të shumta në autostradën Levan-Tepelenë

0
75

Disa postoblloqe nga ngritur policia në autostradën Levan-Tepelenë, me qëllim kapjen e autorëve të vrasjes së tre personave dhe plagosjes së një të katërti mbrëmjen e kaluar në Memaliaj.

Por, edhe pse forca të shumta policie janë vënë në kërkim, gati 12 orë pas masakrës, autorët janë ende të lirë.

Shyqo Kalemi, Bledar Muka dhe Marsel Çela u qëlluan me armë duke mbetur të vdekur, ndërkohë shënjestër ishte Kalemi dhe pista kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes.

Viktima, Shyqo Kalemi, është babai i Andrea Kalemit, kushëririt të Aleksandër Sadikajt të vrarë me eksploziv në Tiranë në korrik 2022.

Andrea Kalemi ka qenë i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në Tiranë në Dhjetor të vitit 2022 i cili u vra per hakmarrje për vrasjen e Aleksander Sadikajt.

Vete Andrea raportohet se i ka shpëtuar dy atentateve në Greqi. Fillimisht ai i shpëtoi një atentati në një ishull ku ishte me pushime dhe tjetri në burg kur u sulmua me thikë. Ndërsa në janar të këtij viti në Unazën e Tiranës iu be atentat nga një makinë në lëvizje djalit tjetër të Shyqyri Kalemit, Zamir Kalemit i cili po lëvizte me një makinë smart. Nga kjo ngjarje ai mbeti i plagosur.

 

Top Channel