Një ngjarje e rëndë ndodhi disa ditëmë parë në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një 15-vjeçar është plagosur brenda picerisë “Fantazia”. Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se autori, Aldo Neziri, ka përdorur një armë të fshehur në formën e një stilolapsi për të qëlluar adoleshentin, ndërsa më pas ka hedhur armën në zonën e Laprakës për të zhdukur provatNdërkohë, tre punonjës të picerisë janë nën akuzë, pasi akuzohen se kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes duke fshirë gjurmët dhe provat, si dhe kanë shmangur njoftimin e menjëhershëm të Policisë. Sipas burimeve, Policia është njoftuar vetëm pasi 15-vjeçari është dërguar në spital, ndërsa efektivët kanë konstatuar se vendi i ngjarjes te piceri “Fantazia” ishte pastruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë ishin fshirë..Autori i ngjarjes ka pretenduar se e gjithë situata ka ndodhur aksidentalisht, por hetimet paraprake ngrenë dyshime të forta se plagosja nuk ka qenë rastësore.