Autoritetet ukrainase: Më shumë se 2000 civilë të vrarë. Mbi 870 mijë kanë ikur

0
143

Autoritetet ukrainase kanë thënë se më shumë se 2000 civilë janë vrarë deri tani nga pushtimi rus, i cili filloi një javë më parë, më 24 shkurt 2022.

Dhjetë shpëtimtarë janë vrarë gjithashtu, tha Shërbimi i Emergjencave.

Ekipet e shpëtimit kanë shuar më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe  çaktivizuar 416 eksplozivë, shkruan BBC.

“Gjatë shtatë ditëve të luftës, Rusia ka shkatërruar qindra qendra transporti, ndërtesa rezidenciale, spitale dhe kopshte.”

OKB: Rreth 875.000 persona janë larguar nga Ukraina

Rreth 875.000 persona janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e saj, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Shumica prej tyre kanë ikur në Poloninë fqinje, e cila ka pritur më shumë se 450.000 persona deri tani.

Numri i përgjithshëm i personave që largohen është rritur me shpejtësi qëkur Moska filloi sulmin dhe pritet që të vijojë të rritet edhe në ditët në vijim.

Më shumë se 875 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina deri tani thotë OKB.