Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka zbuluar se Real Madrid është skuadra e fundit që do të drejtojë.
Tekniku 63-vjeçar ka deklaruar se do të mbyllë karrierën e tij si trajner, pasi të largohet nga skuadra madrilene.
Do ta përfundoj karrierën time te Reali, sepse besoj se duhet të largohem në kulm dhe Reali është kulmi i futbollit.
Pas një karriere të shkëlqyer lojtari në Parma, Roma dhe Milan, Ancelotti u bë menjëherë në trajner dhe nga viti 1992 deri në 1995 ishte asistent në kombëtaren italiane.
Më pas ai drejtoi Reggiana, Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid, Bayern, Napoli dhe Everton përpara se të kthehej në Real në 2021. Në karrierën e tij Ancelotti fitoi pothuajse gjithçka që mund të fitohet.