Avionët luftarakë gjermanë patrullojnë qiellin e Polonisë

0
171

Avionët luftarakë gjermanë po kryejnë patrulla ajrore të armatosura në qiell mbi Poloni, thanë të martën forcat ajrore gjermane.

“Duke ruajtur qiejt mbi Poloni”, shkruhet në një postim në tëitter të forcave ajrore  duke publikuar dhe një foto të një avioni luftarak në nisje, por pa dhënë detaje të tjera.

Një zëdhënës ushtarak i tha Reuters se avionët Eurofighter po fluturonin jashtë Gjermanisë mbi Poloni.

Gjermania po furnizon gjithashtu avionët aleatë mbi Rumani me një cistern me naftë A400M dhe ka vendosur gjashtë Eurofighters në Rumani, ku po kryhen  patrullime ajrore të armatosura për NATO-n.

Të hënën, Gjermania njoftoi se do të dërgonte avionë luftarakë Tornado dhe një avion patrullimi detar në zonën e Detit Baltik.

Për t’iu “kundërvënë kërcënimit nga Putini” kancelari socialdemokrat Olaf Scholz njoftoi modernizimin gjithëpërfshirës të Bundeswehr-it.

Në deklaratën e tij qeveritare gjatë seancës së posaçme të Bundestagut për Ukrainën 27 shkurt 2022 ai tha se së bashku me ministrin e Financave Christian Lindner (FDP) do të ofrojnë për këtë një fond special prej 100 miliardë eurosh.