Njerëzit kanë reaguar me tmerr në rrjetet sociale kur panë se një avion që simulonte fluturimin është drejtuar te një mur masiv betoni me shpejtësi rreth 700 km në orë.
Në pamje raportohet se shihet një avion i tipit F-4 Phantom që drejtohet me shpejtësi ndaj një muri betoni të përforcuar, rreth 4 metra të trashë.
Në eksperimentin e vitit 1988, për të fluturuar avionin me shpejtësi drejt murit të betonit, mjeti u lidh me karrot tërheqëse dhe më pas mori fuqinë nga raketa me dy faza shpërthimi për të arritur shpejtësinë maksimale.
Por çfarë ndodhi kur mjeti u përplas murin e pathyeshëm?
Fillimisht pamjet tregonin shpërthimin masiv por ajo që është më e dhimbshme është shikimi i pamjeve me xhiro të ngadalta.
Nëse mund të imagjinoni fytyrën tuaj kur përplaseni gabimisht me një derë xhami, kjo është pak a shumë dhe gjurma që avioni lë në murin e betonit, por sigurisht në masë më të frikshme.
Faqja e internetit e laboratorëve Sandia shkruante: “Testi nuk kishte si qëllim të demonstronte performancën apo rezistencën e avionit, dhe as të betonit ndaj përplasjeve”.
“Përplasja ndodhi në një shpejtësi prej 215 metra në sekondë. Pesha e karburantit të avionit ishte vetëm e imituar me ujë dhe efektet e zjarrit pas përplasjes nuk ishin pjesë e testit”, shkruanin ata.
“Testi përcaktoi se forca kryesore e përplasjes vinte nga motorët e avionit”.
Një përdorues në rrjetin YouTube tha: “Avioni nuk arriti ta çante betonin, krahët e tij u thyen dhe shpërbëria e tij krijonin këtë iluzioni”.
Një tjetër shkruante me ironi: “Ju sigurojmë se asnjë kolonë betoni nuk u dëmtua gjatë këtij eksperimenti”.
Ndërsa një tjetër tha: “Nuk lodhem duke e shikuar sërish këtë! Është e habitshme sesi avioni dematerializohet!”