Avioni përplaset dhe shpërthen në flakë, shpëtojnë për mrekulli 36 persona

0
166

Një aeroplan është përplasur dhe rrokullisur ndërsa po ulej në aeroportin e kryeqytetit të Somalisë. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e Mogadishu. Sipas BBC nuk janë shënuar viktima mes 36 personave që ndodheshin në avion.

Pamjet dramatike të filmuara pranë aeroportit në Mogadishu shfaqin tymin e dendur e të zi që ngrihet sipër vendit të përplasjes.

Zjarrfikësit shuan zjarrin dhe nga fotot në vendngjarje duket avioni, një Fokker 50, i cili qëndron tashmë me kokë poshtë.

Avioni i përkiste Jubba Airways dhe po kryente një fluturim brenda vendit, nga qyteti Baidoa-s për në kryeqytet.

Sipas autoriteteve të aeroportit të cituara nga mediat shtetërore, të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë shpëtuar.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi rrëzimin e avionit.

Në një deklaratë të shkurtër, duke pranuar incidentit Juppa Airways tha se do të japë informacion më të detajuar rreth asaj që ka ndodhur sapo informacioni t’i vihet në dispozicion.

Ardit Murataj