Avokatët kanë nisur sot bojkotin 10 ditorë të gjyqeve dhe masave të sigurisë, sipas vendimit të dhomës Kombëtare të Avokatisë. Vendimi po zbatohet, por ka edhe zera kundër.
Berat- Dhoma e Avokatisë së Beratit vendos të shpallë bojkotin pa afat për të gjitha seancat gjyqsore ndërsa do të bojkotohen me 10 ditë masat e sigurisë.
Bojkoti ka nisur që sot.
Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët.
Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot so të vazhdojë pa afat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe se avokatët e Beratit do ti bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.
Elbasan- Dhoma e Avokatisë e këtij qyteti do I bashkohet bojkotit. Sot në gjykatën e Elbasanit është dhe seanca e dy policëve të arrestuar për shpërdorim detyrë në vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe nuk dihet çfarë do të bëhet.
Korçë- Kryetari i dhomës së avokatisë në Korçë Arben Lena ka dalë përsëri në një deklaratë për mediat, në sajë të vendimit të fundit të marrë ditën e djeshme nga dhoma e avokatisë kombëtare, për bojkotin 10 ditor të gjithë seancave gjyqësore dhe masave të sigurisë.
Arben Lena është shprehur se në rast se nuk do të ketë një reagim nga ana e shtetit, kjo do të thotë se mungon shteti.
Po ashtu ai shprehet se në rast se do të ketë pjesë nga grupi i avokatëve të Korçës që do të paraqiten në proceset gjyqësore, dhoma e avokatisë do të nisë proces disiplinor për ta.
Vlorë- Kreu i dhomes se avokatise Vlore Durim Barjami ka deklaruar se do te vijohet me bojkotin.
Në Lushnje – Avokatët i kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në një takim ndërgjegjësimi në lidhje me hartën e re gjyqësore.