Babai dhunon vajzën, 31-vjeçari ngacmon seksualisht një të mitur, 8 të arrestuar

0
44

Tetë persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë. Një 44-vjeçar me inicialet F. F., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka kryer punime pa leje në tarracën e pallatit ku banon. Si pasojë e punimeve janë shkaktuar dëme në apartamentet e banorëve të pallatit. Një 45-vjeçar me inicialet A. V., është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Një 31-vjeçar me inicialet M. M., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Ndërkohë Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan:

– S. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– F. N., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me motomjetin tip “BMV”, me drejtues shtetasin G. A. 59 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– D. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Uillson”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– Y. H., 45 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka aksidentuar një të mitur 9 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Paskuqan, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Njoftimi:

Tiranë/Arrestohen 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:

– F. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer punime pa leje në tarracën e pallatit ku banon. Si pasojë e punimeve janë shkaktuar dëme në apartamentet e banorëve të pallatit;

– A. V., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;

– M. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– S. N., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– F. N., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me motomjetin tip “BMV”, me drejtues shtetasin G. A. 59 vjeç, banues në Greqi. Si pasojë drejtuesi i motomjetit është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– D. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Uillson”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga;

– Y. H., 45 vjeç, banues në Kamëz, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka aksidentuar një të mitur 9 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Paskuqan, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Materialet i kaluan Prokurorisë.