Babai i Andi Malokut letër Ramës, Lleshajt dhe ambasadorëve: Nuk keni marrë mundimin të interesoheni, ka paligjshmëri në hetimet (E PLOTË)

0
348

Babai i Andi Malokut të vrárë në atentátitin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshem Sandër Lleshajt, Drejtorit të Pólicisë së Shtetit Arsdi Veliut, ambasadorëve Luigi Soreca e Yuri Kim.

Genc Maloku shkruan se kërkon ndéshkim për autorët e krímit, ndërkohë që kjo letër përkon me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit ditën e sotme ku nuk pranoi kërkesën e Redjan Rrajës, njërit prej autorëve të dyshuar të aténtatit për ta liruar nga bùrgu.

Ai kërkon ndërhyrjen në gjendjen e paligjshme që sip[as tij po vijon me hetimet ndaj ngjarjes që i morën jetën të birit. Teksa radhit parrëgullsitë dhe shkeljet, Maloku shkruan se shpërfillja e institucioneve ndaj çështjes janë të pajustifikuara dhe nuk mund të vazhdojë. Ai kërkon paanshmëri në proces.

Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja mbeti i plágosur pas aténtatit në Shkozet në Nëntor të 2019.

Maloku ishte personi i cili i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja, pasi pavarësisht se makina me të cilin udhëtonte ishte me një shpejtësi mjaft të madhe, manovrat e tij bën që të plágosurit ti shpëtonin vdékjes.

Mësohet gjithashtu, se 24 vjeçari nuk ka punuar asnjë ditë vetme në pólici, dhe se punonte me Ndojës, me një rrogë modeste 30 mijë lekë të rinj punë që për të rezultoi fátale.

Fax web