Babai i Britney Spears reagon ndaj akuzave të së bijës për kujdestarinë ligjore

0
166
HOLLYWOOD, CALIFORNIA - JULY 22: Britney Spears arrives at the Sony Pictures' "Once Upon A Time...In Hollywood" Los Angeles Premiere on July 22, 2019 in Hollywood, California. (Photo by Steve Granitz/WireImage) Mandatory Credit: Photo by Shutterstock (1934927b) Lynne and Jamie Spears return to the Los Angeles County Court House after lunch Lufti v Spears court case, Los Angeles County Court House, America - 23 Oct 2012 Lufti alleges that Spears owes him management fees, that her father Jamie assaulted him and that Lynne Spears defamed him in a book. Steve Granitz/WireImage; Shutterstock

Javën e kaluar, Britney Spears dha një dëshmi tronditëse për jetën e saj të kontrolluar për më shumë se një dekadë duke kërkuar me çdo kusht lirinë. Përgjatë rrëfimit 20 minutësh, Spears tha se i ishte mohuar e drejta për t’u martuar dhe të patur një fëmijë për shkak të rregullave ligjore, që u vunë në fuqi në 2008.

Sipas TMZ, babai i këngëtares, Jamie ka mohuar akuzat e së bijës duke thënë se është përgjegjës vetëm për financat e saj, dhe duke ia hedhur fajin pasueses së tij, Jodi Montgomery për kufizimet rreth jetës së saj personale. Kjo e fundit zëvendësoi Jamie-n si kujdestar të Britney-t në 2019 për shkak të disa problemeve shëndetësore.

Freedomroo – Britney Spears' father Jamie hits back at claims he is controlling her – AustralianNewsReview

“Zonja Montgomery ka qenë plotësisht e ngarkuar me kujdesin personal dhe trajtimin mjekësor të përditshëm të Znj. Spears dhe Znj. Montgomery ka marrë të gjitha vendimet në lidhje me ato çështje”, thuhet në dokumentet ligjore. Për më tepër, thuhet se ai ka kërkuar nga gjykata të hetojë akuzat e ngritura nga e bija javën e kaluar.

Babai 68-vjeçar i tre fëmijëve ka paraqitur dokumente ligjore duke pretenduar se ai ka pasur zero përfshirje në konservatorin e vajzës së tij për gati dy vjet. Ai gjithashtu pretendoi se nuk kishte folur me Britney-n për një kohë të gjatë pasi i ishte ndërprerë komunikimi me të.

Can Britney Spears' conservators force her to keep her IUD? - Los Angeles Times

“Z. Spears beson se është e rëndësishme për integritetin e procedurave të konservatoritetit dhe në interesin më të mirë të zonjës Spears që Gjykata të urdhërojë një hetim mbi çështjet dhe pretendimet e ngritura nga Britney në seancën dëgjimore më 23 qershor 2021.“, thuhet në dokument. /abcnews.al