Babai i Messit dyshon në rikthimin e Leos te Barça, një problem në ligjin spanjoll

0
73

Babai i Lionel Messit, Jorge është ende i pasigurt për kthimin e Leos në Barcelonë këtë verë.

Sipas Gerard Romero, Jorge ka disa dyshime se si një rikthim në Camp Nou do të ndikojë tek Leo. Një nga pyetjet kryesore është se si sillen autoritetet spanjolle tatimore me sportistët e nivelit të lartë.

Neymar kohët e fundit duroi një betejë të gjatë ligjore me autoritetet spanjolle për taksat e supozuara të papaguara nga koha e tij te Barça.

Jorge shqetësohet se Leo do të duhet të paguajë një shumë të madhe taksash. Për më tepër, vlen të kujtojmë se Messi është gati të bëjë një ulje page për të kaluar te Barça, kështu që të ardhurat e tij në çdo rast do të jenë më të ulëta se në PSG. /G.D abcnews.al/