“Babai i tij paguhej me mijëra euro në muaj”, zbardhet dosja e plotë e SPAK për Alqi Bllakon: Ka shkaktuar qindra milionë lekë dëm në buxhetin e shtetit

0
124

Është zbardhur dosja e plotë e deputetit socialist Alqi Bllako. Më herët ndaj tij u lëshua një urdhër arresti sa i përket përfshirjes së tij në çështjen e inceneratorëve.

Sipas dosjes së përgatitur nga SPAK, Alqi Bllako ka bërë dy herë ndryshime të kontratës koncesionare. Gjithashtu në dosje thuhet se babai i Alqi Bllakos merrte një pagë në shumën 6 mijë euro për çdo muaj nga inceneratorët. Shkeljet janë bërë në kohën kur Alqi Bllako mbante detyrën e sekretarit të përgjithshëm në ministrinë e Mjedisit.

Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit për shkak të shkeljeve të kryera nga Alqi Bllako shkon në shifrën e 14.964.900 milionë lekë të reja.

Shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë lidhur me autorizimin për arrestimin e Alqi Bllakos.

Bllakos.