“Babai ishte i dhunshëm me nënën, nuk kisha qëllim ta vrisja”, zbardhet dëshmia e Klementin Islamaj

0
55

“Nuk kisha qëllim ta vrisja babain, e shtyva, por u pengua”. Kjo ka qenë dëshmia  para grupit hetimor e 41 vjeçarit Klementin Islamaj nga fshati Shalës, bashkia Konispol, i cili u arrestua ditën e djeshme për vrasjen e babait të tij Hysen Islamaj 69 vjeç, pak pasi ky i fundit i kishte vrarë me sëpatë nënën e tij 66-vjeçare  Shano Islamaj.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur. Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babain e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur mes lotësh para grupit hetimor 41-vjeçari Klementin Islamaj./abcnews.al