E qara e fëmijës së tij 7-javësh nuk po e lejonte të përqendrohej në lojë dhe për këtë arsye, një i ri nga Australia goditi fort foshnjen, duke i shkaktuar dëmtime në trup që e çuan në vdekje pas disa ditësh.
22-vjeçari Joseph William McDonald pranoi fajin, pasi fillimisht i kishte thënë partneres së tij se fëmija i kishte rënë nga duart pa dashje kur po i ndërronte pelenat.
Për këtë arsye, fëmija nuk u dërgua në kohë në spital. Pasi u shtrua, mjekët panë se foshnja kishte të dëmtuar shtyllën kurrizore.
Tashmë, i riu rrezikon deri në 20 vite burg.
a2