Babë e bir të armatosur! Mbanin në banesë kallashnikov dhe pistoletë

0
2

Një 30-vjeçar është arrestuar në Maminas, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Në pranga ra Saimir Sefaj, ndërsa u shpall në kërkim edhe babai i tij, Shefqet Sefaj.

Nga kontrollet në banesën e tyre në Maminas, u gjetën 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), 4 karikatorë dhe 157 fishekë luftarak.Punohet për kapjen e 54-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.