Bajamet, arroret më të mira nga të gjitha

0
3

Arrat janë një zgjedhje praktike, ushqyese dhe e gjithanshme për një meze të shpejtë ose si shtesë e shëndetshme në pjata të ndryshme.

Të pasura me yndyrna të shëndetshme për zemrën, proteina bimore, fibra, vitamina e minerale, ato ofrojnë përfitime të shumta për shëndetin, nga ulja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës deri tek ndihma në kontrollin e peshës, shkruan Health.com.

Por cila është arra më e mirë? Ekspertët e ushqyerjes theksojnë se çdo arrë sjell përfitime të rëndësishme, por mes tyre dallohen bajamet. Dietologia Janelle Bober tha se “për nga vlerat ushqyese, fleksibiliteti dhe opsionet, do të duhej të ishin bajamet”. Edhe Mara Burroughs i cilëson ato si “të preferuarat” për shkak të profileve të tyre të pasura ushqyese.

Bajamet përmbajnë rreth 6 gramë proteina për një porcion prej 28 gramësh, duke tejkaluar shumë arra të tjera, dhe janë një burim i rëndësishëm fibrash që ndihmojnë shëndetin e tretjes.

Përveç kësaj, ato janë të pasura me yndyrna të pangopura të shëndetshme për zemrën, vitaminë E dhe magnez – elementë thelbësorë për rregullimin e presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak.

Ekspertët rekomandojnë që bajamet të konsumohen në smoothie, bollgur, sallata ose si zëvendësim i farave të pishës në pesto. Po ashtu, ato janë ideale si një meze e lehtë me fruta, djathë apo pak çokollatë të zezë.

Me pak fjalë, nëse duhet zgjedhur një “kampion” midis arrave, nutricionistët janë të njëzëshëm: bajamet mbajnë fronin.