Bajern Mynih shpallet kampion i Bundesligës për herë të 30-të, titulli i tetë radhazi

0
312

Bajern Mynih është zyrtarisht kampion i Bundesligës për sezonin 2019-2020.

Skuadra e Hans Flik, mposhti në transfertë Verder Bremenin, me rezultatin 0-1, falë golit të Levandovskit, duke siguruar matematikisht titullin e 30 kampion dhe të 8-tin radhazi, kur kanë mbetur edhe 2 javë për t’u luajtur.

Një triumf i merituar ky për gjigantët gjermanë, ku meritë të madhe ka padyshim, trajneri Flik, i cili arriti t’i shndërronte bavarezët në një skuadër të frikshme, që luftojnë në 3 frone.

Kampionati u fitua, ndërkohë që tashmë synim është Kupa e Gjermanisë si dhe Champions League.

Ora sport