Balena vrasësë e quajtur Lolita, e cila prej dekadash performontë në një atraksion turistik në Majami, pritet të kthehet në habitatin e saj natyror, në Oqeanin Paqësor. Shpërngulja në “shtëpinë e saj” pritet të kushtojë miliona dollarë sipas ekspertëve.Balena vrasëse e njohur si Lolita duket një hap më afër kthimit në habitatin e saj natyror të Paqësorit Veriperëndimor, pasi qendroi për dekada në Majami si performuese në një atraksion turistik.Ajo u mor nga oqeani në vitin 1970. Por pas një mosmarrëveshjeje të gjatë se kujt i përket Lolita, zyrtarë nga parti të ndryshme njoftuan një “pakt detyrues” për të kthyer Lolitën, e njohur gjithashtu si Toki, në “ujërat e shtëpisë së saj”.
“Lolita do të marrë kujdesin më cilësor pasi ekipi punon për të bërë të mundur zhvendosjen në 18 deri në 24 muajt e ardhshëm,” tha në një deklaratë të enjten në “Miami Seaquarium”.
“E di që Lolita dëshiron ujërat e lira. Nuk më intereson çfarë thotë dikush. Ajo ka jetuar kaq gjatë për të pasur këtë mundësi. Dhe misioni im i vetëm është (…) të ndihmoj këtë balenë të lirohet, “tha Jim Irsay, pronari i Indianapolis Colts. Ai tha se kostoja mund të arrijë deri nw “tetë shifra”.
“Ne jemi këtu sepse të gjithë kujdesemi thellësisht për shëndetin dhe mirëqenien e kësaj krijese të bukur dhe jam shumë i lumtur që jam këtu për këtë njoftim historik për të filluar procesin e kthimit të Tokit në ujërat e saj të lindjes,” thanw zyrtarwt.
Orka nuk ka performuar që nga viti i kaluar, por qendron në rezervuarin e saj, i cili është 24 m i gjatë dhe 10 m i gjerë. Ajo mund të jetojë deri në 90 vjet, të peshojë deri në 11 ton dhe të rritet deri në 9.7 m, sipas Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës.