Balla i “dorëzoi” Elbasanin, Gjiknuri: Dua një tjetër rekord në zgjedhjet e radhës

0
197

Pasditen e sotme, Taulant Balla që tashmë do të udhëheqë skuadrën e qarkut të Fierit, i kaloi “stafetën” Damian Gjiknurit si drejtues politik në Elbasan.

Gjatë prezantimit me strukturat, ishin të pranishëm edhe Sekretari i ri Organizativ Blendi Klosi dhe ministrja Kushi, deputete e qarkut të Elbasanit.

Gjiknuri u shpreh se Elbasani ka pasur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit dhe tani është koha për mbajtjen e premtimeve dhe riorganizimin e partisë për sfidën e radhës, që janë zgjedhjet lokale.

Kënaqësi të rikthehem sërish në Elbasan, Qarkun ku nisa rrugëtimin tim si deputet i Partisë Socialiste. Bashkë me Taulantin, Evisin dhe Blendin takuam strukturat drejtuese në parti e pushtet vendor.

Përgjegjësinë e dhënë në Asamblenë Kombëtare për drejtimin e këtij Qarku do ta përkthejmë sëbashku në punë e përkushtim maksimal. Elbasani ka patur një rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e fundit.

Është koha që fryma e bashkëpunimit me njëri-tjetrin, përmbushja e premtimeve ndaj çdo qytetari dhe ri-organizimi i Partisë Socialiste në çdo nivel të na garantojnë një tjetër rezultat rekord në zgjedhjet e radhës.

Jam besimplotë se do të çojmë përpara punën e mirë dhe do t’ia dalim” shkruan Gjiknuri.