Balla me Dodën dhe Mediun, Alibeaj nuk do të jetë në takimin për presidentin e ri

0
136

Ndërkohë që socialistët e kryesuar nga kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla po takohen me Mesila Dodën dhe Fatmir Mediu, Enkelejd Alibeaj nuk do të jetë i pranishëm në këtë takim.

Mësohet se Alibeaj do të ketë një prononcim për median aty tek hyrja e Kuvendit, në ambientet e jashtme.

Më herët Alibeaj ka publikuar një platformë lidhur me kushtet për zgjedhjen e presidentit të ri, të cilët nuk janë pranuar deri më tani nga mazhoranca

Ndërkohë, grupi i rithemelimit pavarësisht se ka caktuar 2 negociatorë për këtë proces, e quan atë si një farsë të Edi Ramës.