Balla më optimist se Rama për zgjedhjet: Minimumi 74 mandate, do marrim më shumë

0
220

Ndërsa Partia Socialiste ka ndezur motorrët për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit zëra nga qarqe të ndryshme  politike kanë folur për ndryshime në kabinetin qeveritar, ku mes emrave të përfolur është ai i Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm.

I pyetur nga media për këto ndryshime, Balla i ka konsideruat thashetheme mediatike dhe se e gjithë energjia e tij është përqëndruar te firorja e PS në qarkun e Elbasanit.

Ndërsa kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka shpallur objektivin për marrjen e74 mandateve në zgjedhjet e ardhshme, Balla thotë se minimumi do të jenë kaq.

I pyetur për Ditmir Bushatin, nëse bën pjesë te kundërshtarët e padukshëm për të cilët ka folur kryeministri dhe që e dëmtojnë Partinë Socialiste, ai tha se ta gjenden në zyrat e administratës dhe Bushati nuk punon në këto zyra.

Deklaratat numri dy i PS-së i bëri gjatë një aktiviteti në Elbasan në kuadër të 111 vjetorit të  mbajtjes se Kongresit të Elbasanit.

Pjesë nga deklarata për mediat

Pyetje: Z.Balla priten ndryshime në qeveri para zgjedhjeve , ndërsa një nga emrat e përmendur për Ministrinë e Brendshme është ai i juaji.

Balla: Së pari ne kemi filluar  nje proces te krijimit te nje platforme komunikimi virtual me anetaresine e Partise Socialiste ne njërin krah pdhe ne anën tjeter me qytetaret për të marrë vlerësimin , qoftë të anëtarëve të partisë qoftë të qytetarëve për deputetet, për ministrat, për Kryeministrin dhe në këtë proces pa dyshim zëri i qytetarëve dhe vlerësimi i tyre dhe i strukturave të partisë është shumë i rëndësishëm . Për atë që është më e rëndësishme për formësimin e ekipit të deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe padyshim për te dhene përgjigje dhe për cështjet e vlerësimit dhe performancën e secilit në përgjegjësinë që ka marrë për të përfaqësuar Partinë Socialiste, por ajo që është më e rëndësishme për ti shërbyer aleatit tonë të vetëm, sikurse jane njerezit e thjeshte dhe të zakonshëm. Ndaj unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike, por dua të vlerësoj qe PS e Shqipërisë  i qëndron  besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do te kuptojme se ku duhet të përmirësojme përfaqësimin tonë politikë.

Pyetje: Ju tundon propozimi për ta parë veten Ministër të Brendshëm?

Balla: Ju garantoj që kjo nuk është një çështje ku unë kam vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark.

Pyetje: Z.Balla mendoni se do ti merrni 74 mandate në zgjedhjet e prillit?

Balla: 74 është minimumi, mendojmë se do të marrim më shumë.

Pyetje: Mendoni se Ditmir Bushati është kundërshtari i padukshëm sikurse është shprehur Kryeministri që e dëmtojnë Partinë Socialiste?

Balla: Kundërshtar i padukshëm që dëmtojnë Partinë Socialiste janë lloj-lloj zyrtarësh nëpër zyra që nuk u shërbejnë si duhet njerëzve. Unë nuk di që Bushati punon në një nga këto zyra. Ne e kemi thënë që nuk kemi kundërshtar PD. Partia Demokratike është sot një parti  e cila nuk ka as lidership, as program, as ekip, nderkohe që kundërshtari ynë i vetëm janë krahasimi që bëjmë së pari me veten dhe pritshmëritë e njerëzve. Se njerëzit duan shërbime më të mira dhe kushdo qoftë ai zyrtarë që nuk u ofrojnë shërbim të mirë qytetarëve nuk mund të jenë pjesë e sherbimit ndaj qytetarëve. Pra detyra jonë eshtë të ofrojmë shërbime publike më të mira për qytetarët.

Pyetje: Z. Balla keni filluar rritjen e rrogave per bluzat e bardha madje keni premtuar edhe per mesuesit nuk eshte vone pasi e kryeni ne fund te mandatit të dytë?

Balla: Ne kemi rritur rrogat sapo kemi ardhur ne qeveri dhe kush e mban mend e di fare mire që një qytetar që punonte në arsim dhe shendetesi me taksen e Saliu paguante me shume sesa me taksimin progresiv, që quhet taksim i ndershëm. Taksimi i ndershëm kush paguhet me shumë paguan me shumë dhe kush paguhet me pak taksohet me pak. Keshtu mesues , infermierë , punonjes te administratës publike tani taksohen me pak dhe kane marre me shume në familjet e tyre. Vit pas viti sa kemi pasur mundesi kemi arritur te indeksojme dhe te rrisim pagat e atyre qe ne kete kohe lufte kanë qënë në vijën e parë. Nga Elbasani në këtë fillim viti shkollor më duhet të shpreh se jemi duke marrë të gjitha masat që klasat të mos kthehen në vatra të përhapjes se virusit. Po ashtu i shpreh ngushëllime familjarëve për jetët e humbura, por është një luftë që po përballet e gjithë bota dhe detyra jonë është të respektojmë masat anti-covid.

Pyetje: A ka bërë diçka keq PS në këto dy mandate dhe nëse po çfarë mund të kishte bërë më mirë?

Balla: Ne krahasohemi me veten. Gjithmonë ka vend për permirësime, por një gjë është e sigurtë. Ne jemi sot e vetmja forcë politike ku shqiptarët mund të besojnë votën e tyre qoftë në përgjegjësinë politike por edhe në aspiratën për integrimin e Shqipërisë në BE. Kujtoni ku ishim në 2013 , Elbasani eshte deshmitar sesi e gjetem qytetin dhe sesi është sot me infastrukturë të përmirësuar. Sesi ishin sherbimet publike, ujesjellesi dhe operatori i shperndarjes së energjisë elektrike. Padyshim që jemi ende larg asaj që do të kishim dashur të arrinim, por krahasimi me atë që ishim është i paimagjinueshëm.